Shumica prej nesh përballen në një fazë të jetës më rënien e flokëve. Ka shumë njerëz që fillojnë të humbasin flokët e tyre që në adoleshencë. Rënia e flokëve ose alopecia është diçka për të cilën zakonisht vetëm të rriturit duhet të shqetësohen, por ndonjëherë edhe adoleshentët fillojnë të humbasin flokët e tyre.
Humbja e flokëve tek adoleshentët mund të jetë për disa arsye duke nisur nga ndryshimet hormonale, ushqyerja e gabuar, stresi i tepërt, medikamentet, stilimi i tepërt, alopecia nga tërheqja, alopecia androgjenike, alopecia areata, trichotillomania (një dëshirë kompulsive për të shkulur flokët e dikujt ose të tuat), problemet mjekësore dhe COVID-19.
Shumë fëmijë adoleshentë, veçanërisht pas Covid-it kanë patur rënie të flokëve për shkak të përshpejtimit të ciklit të flokëve në fazën telogjene ose të rënies. Vitet tuaja të kolegjit duhet t’i kaloni duke shijuar përvojën e të mësuarit, shoqërimin dhe fillimin e jetës suaj si të rritur duke mos u përballur me ankthin për humbjen e flokëve.
Nëse vuani nga rënia e flokëve në adoleshencë dhe në fillim të të 20-tave, shkaku mund të jenë hormonet ose shkaqet e përmendura më sipër. Konsultohuni me një specialist sa më shpejt në mënyrë dhe mos e anashkaloni rënien e flokëve duke menduar se është një fazë kalimtare.