Food & Drink Health & Beauty

Keni besuar se shkaktojnë kancer…/Njihuni me mitet e vërteta dhe të gabuara për ushqimet tuaja të preferuara!

Sipas disa studimeve disa ushqime të caktuara mund të shkaktojnë ose të mos shkaktojnë kancer. Së fundmi një ekip i hulumtuesve nga revista ‘Which?’ kanë zbuluar faktet prapa disa miteve, për të zbuluar njëherë e përgjithmonë se cilat janë vërtet ushqimet kancerogjene dhe cilat jo.

Mishi i përpunuar

OBSJ ka deklaruar se konsumimi i vetëm 50 gramëve mish të përpunuar në ditë mund të rris rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerit deri në 18%. Mishrat e përpunuar përmbajnë nitrat, i cili është dëshmuar se është kancerogjen.

Pesticidet

Ka raportime se pesticidet e rrisin rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerit, por jo mjaftueshëm sa për t’i mbështetur ato dëshmi. Në Bashkimin Evropian, pesticidet duhet të testohen për siguri para se të testohen në çfarëdo lloj ushqimi që e konsumojnë njerëzit. Megjithatë, Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtime rreth Kancerit thotë se ata që ekspozohen shume ndaj shumë pesticideve, siç janë fermerët, mund të jenë më të rrezikuar nga kanceri.

Ëmbëlsuesit artificialë

Ëmbëltuesit artificialë dhe aditivët e ushqimit, njësoj sikurse pesticidet, duhet të testohen nga kontrollet e Bashkimit Evropian për t’u parë nëse janë të sigurta për konsumim nga njerëzit, gjë e cila i eliminon rreziqet kancerogjene.

Sheqeri

Shpeshherë është dëshmuar se sheqeri nuk është i mirë për shëndetin e njeriut, por nuk ka ndonjë mbështetje shkencore për t’i mbështetur pohimet se sheqeri në mënyrë direkte rrit rrezikun e kancerit. Sidoqoftë, në mënyrë indirekte mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë kancerin, sepse konsumimi i tepërt i sheqerit çon  në obezitet dhe obeziteti rrit rreziqet e kancerit.

Alkooli

Ndonëse nuk është aq shumë kancerogjen sa duhani, alkooli është shkaktar i 3% të rasteve me kancer në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, alkooli klasifikohet si kancerogjen i klasit 1.