Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja që përfaqësoi Izraelin në ‘Eurovision 2024’ po bëhet gati për t’u bashkuar me ushtrinë izraelite!

Eden Golan, përfaqësuesja e Izraelit në Eurovisionin e këtij viti që u mbajt në Suedi, po përgatitet të fillojë shërbimin ushtarak në Izrael. “Ende nuk jam regjistruar për në ushtri, por sapo të kthehem nga Eurovisioni, do të përgjigjem në thirrjen e parë. Në vitin e parë nuk të thërrasin por tani që ka kaluar një vit, më kanë thirrur, por shërbimi im u shty për shkak të Eurovisionit”-tha Eden ndërsa qëndronte në Suedi.

Sipas fjalëve të saj, Eden planifikon të merret me muzikë gjatë shërbimit ushtarak. “Shërbimi ushtarak është një mision dhe dua të marr pjesë”-ka deklaruar ajo. Eden gjithashtu tregoi se, pavarësisht thonjve shumë të gjatë, që janë një nga shenjat e saj dalluese, ajo është e gatshme të përdorë armët. “Mund të bëj gjithçka me këta thonj! Absolutisht gjithçka. Të laj enët, të vendos varëse, vathë, madje edhe të përdor armë”-tha ajo për mediat lokale.

Rikujtojmë që Eden Golan fillimisht do të merrte pjesë në ‘Eurovision 2024’ me këngën “October Rain”. Megjithatë, organizatorët e Eurovisionit kërkuan nga Izraeli që të ndryshonte tekstin e këngës, pasi ata vlerësuan se përmbante një mesazh politik. Tri vargjet e fundit duhej të këndoheshin në hebraisht dhe përfshinin referenca për sulmet e Hamasit në tetorin e vitit të kaluar. Pas kësaj, kënga u quajt “Hurricane” në versionin e ri. Sipas votave të jurisë, Izraeli ishte në vendin e 12-të me vetëm 52 pikë. Por publiku i dha Izraelit 323 pikë, duke i sjellë një total prej 375 pikësh dhe përfundimisht vendin e pestë.