Celebrities Film & Tv Showbiz

Këngëtarja përplaset me jurinë e “Dancing With The Stars”: “Nuk kam dashur të vija si Fifi sot”!

“Dancing With The Stars”, programi më popullor i kërcimit në mbarë botën, bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë, do t’i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at do të sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh. Një patentë e BBC Production dhe ekskluzivitet i Top Channel, #DWTS premton spektakël, argëtim dhe emocione të forta.

Super energjik Fifi dhe Graciano në një Jive mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars”. Megjithatë, nuk u prit mirë nga juria e cila nuk e pa atë entuziazmin e këngëtares që aq shumë e karakterizon.

Lori: Fifi kur nis kërcimin ke një impostim në pjesën sipër që tregon që do e djegësh skenën. Shoh Gracianon që gjithë kohën gjatë performancës të jep zemër, ti nuk i përgjigjesh në të njëjtën formë.

Fifi: Zemra, po sa kam lindur moj.

Graciano: Nuk e di si të ka ardhur ty, por në dorën time Fifi ka ardhur shumë eksploziv.

Iliri: Mendoj se ky kontrasti që Fifi ka në kokë, ka dhënë shkëndijën e duhur për një Jive sot. Pavarësisht teknikaliteteve unë mendoj se performanca kaloj. Vrejtjet e mija janë duart dhe këmbët. Por gjithsesi ti e shoqërove mjaftë mirë partnerin.

Olta: Fifi ti ke një karakter shumë të fortë artistik dhe unë do të doja që to ta shfaqje më shumë. Sot unë nuk e pash.

Fifi: Unë gjatë këtyre ditëve kam parë me vëmendje Curella-n, dhe nuk kam dashur të vija si Fifi sot. Unë kam tentuar shumë të jem ajo.

Graciano: Të gjithë VIP-at janë munduar këtë javë.

Olta: Unë nuk e kam parë me vëmendje, sepse kërcimi ishte i tillë me shumë lëvizje, por për sa pashë, më përçoi këtë që sapo thashë.

Valbona: Juve keni një fat shumë të madh sepse jeni kaq të detajuar me një super veshje dhe një makinë, unë e pash personazhin e Cruella-s tek ty. Por kam vetëm një vrejtje të vogël, atë kalimin do të doja të mos e kishe bërë.