Celebrities Music Showbiz

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max rrëfen të kaluarën e saj të vështirë!

Artistja me origjinë shqiptare e cila po krijon famë ndërkombëtarisht, Ava Max, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës së famshme amerikane “Uproxx”. Ava ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive, duke mos harruar të përmend dhe Shqipërinë, të cilën për fat të keq nuk ka pasur ende rastin që ta vizitojë deri më sot. Revista amerikane shkruan për të:

Amanda Ava Koçi ka lindur në Milwaukee, Wisconsin, më 16 shkurt 1994, në të njëjtën javë që “The Power Of Love” e Celine Dion më në fund arriti në numrin 1 në listat e “Billboard”, një mirëseardhje e përshtatshme për një artiste e cila së shpejti do të fitonte njohjen si këngëtare. Dhe ndërsa mbështetja e familjes është diçka që shumë artistë të suksesshëm e vënë në dukje gjatë ngritjes së tyre, për Ava Max mënyra se si prindërit dhe i vëllai mbrojtën ëndrrën e saj që në moshë të re, ishte e rëndësishme në ngritjen e saj. Si vajzë e emigrantëve që u larguan nga Shqipëria gjatë rënies së komunizmit, që në vogëli Ava e kuptoi që nëna e saj i kishte rezervuar ëndrrat për të qenë një këngëtare operistike për t’i ofruar një jetë më të mirë vajzës së saj.

Ava Max ka treguar se nëna e saj duhej të hiqte dorë nga ëndrra sepse ajo ishte një emigrante dhe nuk kishte para dhe nuk e dinte gjuhën shumë mirë.

Kur fillova të këndoj, u ndjeva sikur ajo filloi të jetonte ëndrrën e saj përmes ëndrrës sime, e cila është vërtet e mrekullueshme. Tani që e shikoj përsëri atë, ndihem se kjo është pjesërisht arsyeja pse e bëra, sepse nëna ime më mbështeti shumë dhe ishte gjithmonë aty për mua. Prindërit e mi ndërtuan shtëpinë e tyre të ëndrrave në Chesapeake dhe më pas e shitën pasi jetuan në të për tri vjet. Ata me të vërtetë sakrifikuan gjithçka për ëndrrën time. Por ata janë të tillë, ata u larguan nga Shqipëria me asgjë tjetër përveç një valixheje në dorë dhe me një gjashtëvjeçar, vëllain tim. Ata jetonin në Kryqin e Kuq në Paris, Francë pa para. Por babai im me të vërtetë donte të vinte në Amerikë, kështu që pas një viti që jetuam në një kishë babai im erdhi dhe na tha: ‘Ne do të shkojmë në Amerikë’.

Gjatë qëndrimit të tyre në Paris, familja u lidh me një grua nga Wisconsin e cila i ndihmoi ata të emigronin në Amerikë dhe ata jetuan në Milwaukee për vitet e para. Menjëherë pas lindjes së Ava-s, familja u transferua në Virxhinia ku aty u rrit. Ndërsa talenti i Ava -s filloi të shfaqet ngadalë, mbështetja e nënës së saj ndihmoi në katapultimin e këngëtares së re në qendër të vëmendjes. Duke filluar me kompeticionet brenda qytetit dhe më pas duke udhëtuar në qytete më të mëdha për evente më prestigjioze, suksesi i saj i hershëm ishte shumë premtues për t’u injoruar.

Fillova të këndoj në një moshë vërtet të re dhe këndoja me nënën time. Ajo këndonte në shtëpi dhe ka një zë vërtet të bukur operistik. Kështu që unë mendoja: ‘Oh Zoti im, unë dua të këndoj!’ Të gjithë më thoshin gjithmonë se sa i mirë ishte zëri im, por si fëmijë i vogël, ju ende nuk e kuptoni se çfarë është një zë i mirë. Kështu fillova të performoja për fqinjët e mi, pastaj fillova të merrja pjesë në konkurse këndimi, si konkurset e “Radio Disney” që do të vinin në qytet. 

Të bindur se Los Angeles ishte vendi i duhur që Ava të zbulohej dhe të fillonte karrierën e saj, familja Koçi bënë shpërnguljen e tyre në Kaliforni, për t’u përballur me zhgënjimin fatkeqësisht. Duke jetuar në Sherman Oaks, Ava kujton që dërgoi koleksionin e saj të këngëve origjinale te një shtëpi diskografike, duke u ndjerë gati të nënshkruante një kontratë dhe të fillonte punën. Por me të vërtetë, si shumica e 14 apo 15-vjeçarëve, ajo nuk ishte mjaft e pjekur për të hyrë në industri. Kështu pas një viti jetese në Los Angeles, familja e saj u zhvendos në lindje në Karolinën e Jugut, ku babai i saj gjeti punë. Këngëtarja thotë:

Koha është gjithçka. Isha e trishtuar në atë kohë. Mendova se isha gati, por në njëfarë mënyre nuk isha, sepse duhej të rritesha ende. Ndihem sikur kisha gjithçka pasi “Sweet But Psycho” u bë një hit.