Barcelona do të veshë një fanellë të veçantë në derbin El Clasico kundër Real Madrid në datën 19 mars. Katalanasit, të cilët kanë si sponsor kryesor fanelle kompaninë virtuale të muzikës, Spotify, do të reklamojnë logon zyrtare të këngëtares Rosalia dhe për këtë ka një arsye.
Në derbin e parë, atë të Madridit, skuadra veshi fanellat me logot e Drake si këngëtari që ka shitur më shumë në Spotify, ndërsa Rosalia është një nga emrat më të suksesshëm të momentit pasi ka fituar dy Grammy dhe 8 Grammy të muzikës latine.
Ajo konsiderohet si një nga këngëtaret më influencuese të botës latine. Barcelona ka bërë me dije se nëpërmjet këtyre iniciativave synon ta bëjë edhe më globale markën e klubit katalanas që në ndeshjen e parë nuk pati fat me bufin e këngëtarit kanadez në fanellë.