Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja me famë botërore Adele ngre dyshimet se është martuar në fshehtësi!

Adele e ka quajtur krejt rastësisht Rich Paul si bashkëshortin e saj, gjatë një koncerti në Las Vegas, mbrëmjen e së shtunës, duke ngritur dyshimet se dyshja ka kurorëzuar dashurinë në martesë.

Një grua nga audienca i është drejtuar këngëtares me zë të lartë, duke thënë:

“Do të martohesh me mua?“, në një klip që është bërë tepër viral në rrjetin social TikTok.

“Nuk mund të martohesh me mua. Unë tërhiqem nga gjinia e kundërt dhe bashkëshorti im është këtu sonte”, i është përgjigjur Adele.

Fansja i është përgjigjur: “Mund ta provosh?” dhe Adele i ka thënë: “Jo, nuk dua fare ta provoj. Jam me Rich. Ti je e çmendur, më lër rehat”.

Adele dhe agjenti sportiv, kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin prej dy vitesh. Ata e pranuan publikisht romancën e tyre në korrikun e vitit 2021, teksa ishin ulur pranë njëri-tjetrit në një lojë të “NBA”.

Prej gati një viti këngëtarja është parë të mbajë një unazë diamanti në gishtin e saj të majtë por kur është pyetur rreth saj, ajo ka thënë se nuk është një unazë fejese por ajo thjesht i pëlqen këto lloj bizhuterish.

Adele dhe Rich janë takuar me njëri-tjetrin në një festë ditëlindjeje të një miku të përbashkët. Këngëtarja e njohur shpesh herë e ka vlerësuar të dashurin e saj, duke u shprehur se kjo romancë është më e lehta që mund të ketë patur ndonjëherë në jetë.

“Ai është i mrekullueshëm. Bën shumë shaka dhe është shumë i zgjuar. Eshtë vërtet e pabesueshme të shohësh atë që ai bën”, ka thënë këngëtarja për Paul.

Muajin e kaluar, gjatë një koncerti në Las Vegas, këngëtarja e njohur e “Skyfall” ka zbuluar se është gati të ketë një tjetër fëmijë. Ajo ka një djalë 10-vjeç, Angelo, nga martesa e saj 3-vjeçare me Simon Konecki.

@surthycooks

Respuesta a @monicalivrepelomundo +35kg Colombian Bandeja Paisa 🇨🇴 #colombiana #bandejapaisa #colombia

♬ sonido original – Surthycooks