Këngëtarja Olivia Rodrigo ka kaluar një situatë të rrezikshme, pasi përjetoi një incident gjatë performancës së saj të tretë nga tetë në Guts World Tour në Australi. Këngëtarja e “So American”, 21 vjeçe, ra në një vrimë në skenë në Arenën Rod Laver të Melbourne, sipas videove të kapura nga fansat dhe të postuara në X dhe TikTok.
@livbedumb
“Oh, Zot, ishte shumë për të qeshur. Jam mirë,” tha Rodrigo, duke qeshur dhe ecur përsëri në skenë pas rënies së papritur. Ndërsa tre herë fituesja e çmimit Grammy u ngrit në këmbë, ajo e komentoi situatën me humor, duke thënë: “Wow, ndonjëherë, thjesht ka një vrimë në skenë.”
Rikujtojmë se Rodrigo është në lidhje me aktorin e “Enola Holmes”, Louis Partridge. Romanca e fundit e njohur e artistes ishte me DJ Zack Bia. Një i brendshëm i tha E! News në shkurt 2022 se të dy po shiheshin me njëri-tjetrin. Megjithatë, ata u ndanë rreth gjashtë muaj më vonë. Rikujtojmë, se Rodrigo ka qenë në një lidhje gjithashtu edhe me producentin Adam Faze dhe u ndanë pas më pak se një viti lidhje. Thashethemet e ndarjes nisën të qarkullonin kur Rodrigo nuk e ndiqte më Faze në Instagram.