Këngëtarja e njohur Halsey thotë se është me fat që është ende gjallë. Interpretuesja e hitit “Him and I” tregoi se ka qenë duke luftuar me lupusin dhe leuçeminë në fshehtësi. Ajo ndau me fansat një video emocionale që duket se dokumenton këngëtaren duke marrë infuzione. “Një histori e gjatë e treguar shkurt, unë jam me fat që jam gjallë. Unë shkrova një album”-shkroi 29-vjeçarja. Ndërsa diagnoza e saktë nuk ishte menjëherë e qartë, ajo etiketoi shoqatat ‘The Leukemia & Lymphoma Society’ dhe ‘Lupus Research Alliance’ në postimin e saj.
Halsey thotë se ndihet si një grua e moshuar dhe i premton vetes se do të jetë e sëmurë vetëm dy vite më gjatë. Ajo ëndërron të shëndoshet dhe të ketë shumë energji për të jetuar të 20-at në të 30-at e saj. Këngëtarja gjithashtu ka publikuar një këngë të re, një baladë akustike me titull “The End”.
Këngëtarja gjithashtu ka bërë një donacion për ‘The Leukemia & Lymphoma Society’ dhe për ‘Lupus Research Alliance’ së bashku me publikimin e këngës “The End”. Rikujtojmë, se në vitin 2022, Halsey publikoi në Instagram një njoftim ku tregonte se ajo ishte diagnostikuar me sindromin e Ehlers-Danlos, sindromi i Sjogren, sindromi i aktivizimit të qelizave të mastit i njohur si MCAS dhe sindromi i ortostatik postural i takikardisë, i njohur si POTS. Artistja ka reaguar ndaj kritikëve që e kanë etiketuar si “të pashëndetshme” dhe “shumë të dobët” gjatë betejës së saj shëndetësore. Halsey gjithashtu vuan nga endometrioza.