Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur Avril Lavigne zyrtarizon lidhjen e dashurisë me muzikantin Mod Sun!

Një vit pas lidhjes së tyre, këngëtarja e njohur Avril Lavigne dhe muzikanti Mod Sun janë zyrtarisht të fejuar. Çifti kanë shkëmbyer unazat të dielën e 27 marsit në Paris. 37-vjeçarja Lavigne tha ekskluzivisht për ‘People’ se:

Ishte propozimi më i bukur e më romantik që mund të kërkoja ndonjëherë. Ishim në Paris me një varkë në lumin Seine. Kishim një violinist, shampanjë dhe trëndafila. Ndihej sikur koha ndaloi vetëm për ne të dy atë moment.

Koleksioni i fotove të publikuara në Instagramin e Avril ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Mod shihet i ulur në gjunjë përpara Kullës Eiffel dhe disa foto të tjera që shfaqin çiftin duke qeshur dhe duke u puthur. Bie në sy edhe unaza e artistes në formë zemre. Ndërkaq, ajo ka shkruar:

Po! Të dua përgjithmonë!

Rikujtojmë, se Mod Sun, më herët ka qenë i lidhur me Bella Thorne dhe Tana Mongeau, ndërsa Lavigne ka qenë e martuar me 41-vjeçarin Sum, këngëtari i Deryck Whibley, nga viti 2006 deri në vitin 2010. Pas këtij divorci, ajo ishte në një lidhje me Brody Jenner për dy vjet dhe më pas pati një martesë të dytë me Nickelback, këngëtarin e “Chad Kroeger”, në vitin 2013, e cila gjithashtu përfundoi në divorc. Lavigne ka pasur lidhje edhe me miliarderin Phillip Sarofim për një vit dhe u nda në vitin 2019.