Këngëtarja e njohur amerikane Kelly Clarkson së fundmi ka bërë një kërkesë për të ndryshuar ligjërisht mbiemrin e saj në Brianne pas divorcit nga ish-bashkëshorti Brandon Blackstock. Sipas dokumenteve gjyqësore të dorëzuara së fundmi dhe të siguruara nga “Us Weekly”, ajo ka thënë se ka “dëshirë” që ta bëjë emrin e saj të mesëm, mbiemrin e saj të ri. Në lidhje me këtë Clarkson ka shpjeguar se:
Emri im i ri pasqyron më mirë atë që jam.
Një seancë gjyqësore në lidhje me kërkesën është caktuar për në 28 mars, ndërsa ylli i hitit “Since U Been Gone”, nuk e ka zbuluar kërkesën e saj për ndryshimin e emrit në mediat sociale ose në emisionin e saj të bisedave gjatë ditës.
Vlen të theksohet gjithashtu se festivali më i ri, i cili i ngjason “Eurovisionit”, “American Song Contest” do të mbahet për herë të parë në Amerikë, dhe do të prezantohet nga reperi amerikan Snoop Dogg dhe këngëtarja Kelly Clarkson. Snoop Dogg, u shpreh se ndihej mjaft i entuziazmuar që do të prezantojë përkrah Kelly Clarkson, e njohur ndryshe si Miss Texas.
Po ashtu edhe Clarkson është shprehur e lumtur që do të prezantojë një koncert si Eurovisioni, pasi ka qenë fanse e këtij festivali. Clarkson ndërkaq u shpreh se:
Jam fanse dhe e dashuroj konceptin e Eurovision, jam e emocionuar që sjell fenomenin muzikor në Amerikë. Jam shumë e lumtur që punoj me Snoop Dogg dhe mezi pres të shoh çdo shtet dhe territor të përfaqësuar nga artistë që këndojnë këngët e tyre.
Ndërkaq, rikujtojmë se shfaqja televizive 8-javore pritet të fillojë më 21 mars në NBC, ndërsa finalja e madhe do të jetë më 9 maj. Ndërkaq, ju sjellim në vëmendje se së fundmi, Snoop Dogg është paditur për një sulm të dyshuar seksual ndaj një gruaje në Kaliforni në vitin 2013, sipas Pitchfork. Gruaja identiteti i së cilës nuk dihet, është aktore, modele dhe balerinë.