Këngëtarja Nicole Scherzinger ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve pasi ka postuar një set fotosh seksi.Ne fotot e bëra publike shfaqet këngëtarja 45-vjeçare e cila tregon format e trupit perfekte, e veshur me nje bikini të zi. Këngëtarja ndodhet buzë pishinës e shtrirë duke shijuar rrezet e diellit.
Fotot e postuara nga këngëtarja nxitën imagjinatën e kujtdo që i pa ndërsa ajo përpëlitej në dysheme në mënyrë seksi.
Gjithashtu ajo ka pozuar edhe me të fejuarin e saj, Thom Evans. Por fotot kishin edhe humor brenda pasi në shkrepjet me te fejuarin duket ai i cili po merrte një shezlong dhe me pas ka kapur nga njëri krah dhe nga njëra këmbë këngëtaren për t’a ngritur. Nuk do të jetë befasi që dieta e Nicole është e shëndetshme dhe e ekuilibruar.
Nëse stërvitjet e saj shkojnë prapa për shkak të një orari të ngjeshur, ylli do të praktikojë agjërimin me ndërprerje, që do të thotë se vakti i saj i parë i ditës do të jetë rreth orës së drekës. Në një intervistë për Women’s Health, Nicole zbuloi se i pëlqen vezët dhe bukën pa gluten me salmon të tymosur ose proshutë. Nicole u takua për herë të parë me Thom, 37 vjeç, kur ai u shfaq në serialin “X Factor: Celebrity”.