Këngëtarja shqiptare Baby G ka bërë një hap të guximshëm duke hapur llogarinë e saj në platformën OnlyFans. Ajo e shpalli këtë nismë përmes një postimi në Instagram, ku publikoi linkun e llogarisë së saj dhe inkurajoi adhuruesit të anëtarësohen.
Baby G shpreson se kjo iniciativë do t’i ofrojë mundësinë për të ndarë përmbajtje ekskluzive me fansat e saj. Ajo shprehu entuziazmin e saj, duke thënë:
S’mund ta besoj as vetë. Besnikët e mi anëtarësohen dhe le të përditësohemi.
Ky hap tregon se këngëtarja është e gatshme të eksplorojë mundësi të reja në botën e rrjeteve sociale. Të gjithë fansat e saj presin me padurim të zbulojnë se çfarë përmbajtjeje do të ofrojë në këtë platformë të re.