Nick Jonas është aktualisht në turne së bashku me vëllezërit e tij në grupin Jonas Brothers, në të gjithë shtetet e Bashkuara, por së fundmi ai pësoi një rrëzim në skenë, duke i lënë fansat e tij të shqetësuar. Këngëtari është kapur nga kamerat duke rënë në një gropë në skenë teksa përformonte në Boston.
Një video është bërë virale ku këngëtari shihet duke rrëshqitur gjatë performancës së tij. Megjithatë, Nick e superoi shumë mirë. Truproja e tij nxitoi në ndihmë të tij, por ai u ngrit menjëherë dhe vazhdoi të këndonte, së bashku me vëllezërit e tij, Kevin dhe Joe, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
View this post on Instagram
Bashkëshortja e tij, Priyanka Chopra dhe vajza e tyre Malti Marie, 19 muajsh, janë parë duke u bashkuar me Nick teksa ai bën turne në vend. Çifti u martuan në vitin 2018 në pallatin Umaid Bhawan, në ceremonitë tradicionale hindu dhe krishtere. Në janar të vitit 2022, dyshja njoftoi se lindi edhe fëmija i tyre i parë, vajza Malti Marie.
Rikujtojmë se, Jimmy Fallon u shfaq krejt papritur dhe performoi drejtpërdrejt në një stadium të mbushur plot me fansa dhe mbështetës gjatë koncertit “The Tour” të Jonas Brothers në Nju Jork të dielën. Drejtuesi i “The Tonight Show” surprizoi publikun gjatë ndalesës së dytë të turneut botëror të Jonas Brothers, i cili filloi më 12 gusht dhe do të vazhdojë deri më 20 qershor 2024, në Belfast të Irlandës së Veriut.
Fallon e dokumentoi këtë ngjarje të paharrueshme përmes një videoje të shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter, ku ai shprehu mirënjohjen për grupin që i lejoi atij një vend surprizë dhe për stadiumin Yankee që e ktheu momentin në një festë të madhe karaoke. Ai tha se kjo natë e veçantë do të mbetej e gdhendur gjatë në kujtesën e tij.