Celebrities

Këngëtari i njohur i jep fund beqarisë!

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvija, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë. Ata kanë organizuar një ceremoni private me familjarët e tyre dhe kanë shkëmbyer unazat me njëri-tjetrin. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar një foto të dorës së tij dhe të Selvijes, ne të cilën bien në sy unazat e tyre.

24 dhjetor 2020-ka shkruar Shpati përkrah fotos.

Së shpejti mund të ketë edhe një dasmë nga Shpati dhe Selvija dhe ndoshta mund të vijë vitin e ardhshëm.  Së fundmi, ai na ka bërë me dije se po i dedikon edhe një këngë Selvijes. Në një postim të publikuar në Instagram, këngëtari shfaqet duke i rënë pianos ndërsa shkrimi krahas postimit na i shkriu zemrat.

“Një këngë për ty dashuri”