Gashi është një nga këngëtarët shqiptarë më të njohur ndërkombëtar i cili po ngjit shkallët e karrierës së tij hap pas hapi. Duket se ai nuk e ka harruar origjinën e tij dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit elemente të kulturës shqiptare.
Së fundmi, ai ka publikuar një sekuencë nga projekti i tij i ri muzikor. Mesa duket, veçantia e kësaj kënge do të jenë motivet kombëtare shqiptare, gjë e cila pritet që të pëlqehet dhe nga fansat e shumtë.
Më herët, Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore “RCA Records”. Kjo studio muzikore është në pronësi të “Sony Music Entertainment”, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.
Këtë vit, ai është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Në një postim në “Instagram”, Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80. Pak kohë më parë, reperi i njohur ka sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.