Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtari i njohur Don Omar jep lajmin befasues vetëm pak pasi zbuloi se ishte me kancer!

Vetëm pak orë pasi ndau diagnozën e tij të kancerit me ndjekësit, këngëtari Don Omar dha lajmi e gëzueshëm se pas një operacioni, ai tani nuk ka më kancer dhe se po fokusohet në shërimin e tij ndërsa përgatitet të nis turneun në SHBA ‘Back to Reggaeton’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DON OMAR aka KONG (@donomar)

“Sot u zgjova pa kancer dhe mirënjohës. Faleminderit për urimet, lutjet dhe mijëra mesazhet tuaja”-ka shkruar këngëtari i “Bandoleros” në postimin e tij në Instagram. “Operacioni im ishte një sukses. Tani presim për t’u rikuperuar”-përfundoi ai përditësimin për fansat e tij. Omar aktualisht është në mesin e turneut të tij të shtatë, i cili është në pauzë deri në gusht, kur ai do të rifillojë shfaqjet në Oakland, Kaliforni. Turneu përfundon në Belmont, Nju Jork, në shtator pas ndalesave në Teksas, Florida dhe më shumë. Kënga e tij “Danza Kuduro” mbetet një himn i famshëm në mbarë botën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DON OMAR aka KONG (@donomar)