Design Fashion Gossip Health & Beauty

Këngëtari i njohur do të lançojë linjën e re të manikyrit të thonjve!

Machine Gun Kelly ka vendosur të hyjë në botën e bukurisë me linjën e tij unike për manikyrin e thonjve, të quajtur UN / DN, në partneritet me Un Labed Brand Lab.

Ne jemi të nderuar që jemi duke punuar me MGK në këtë mundësi të rrallë për të ndërtuar një markë që do të përparojë një kategori për të mishëruar një ndryshim kulturor që ka kohë që po vjen”, tha themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Unlisted Candy Harris në një njoftim për shtyp.

Megjithëse nuancat dhe emrat ende nuk janë publikuar, UN / DN është vendosur që të lançohet gjatë vjeshtës, dhe fansat ka të ngjarë të presin mundësi të shumta ngjyrash.

Machine Gun Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, ka qenë duke eksperimentuar me artin e thonjve në tapetin e kuq për mjaft kohë, duke favorizuar ngjyrime të gjalla dhe art të përpunuar.

Këngëtari i “Bloody Valentine” madje kohët e fundit tregoi se vendosi zgjatim të thonjve në gishtin e tij të vogël përpara njoftimit të markës.