Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtari i njohur Carlos Vives flet për gjendjen e Shakira-s pas ndarjes nga Pique!

Këngëtari i njohur Carlos Vives ka treguar së fundmi se Shakira po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes së saj nga futbollisti Gerard Pique. Vives, i cili publikoi këngën ‘La Bicicleta’ në bashkëpunim me artisten në vitin 2016, pranoi se Shakira kohëve të fundit nuk ka qenë shumë mirë. Vives gjatë pjesëmarrjes në një gala që festonte 30 vjetorin e radios muzikore Cadena 100 tha se:

Ajo është shumë e trishtuar. Ajo po kalon një kohë shumë të vështirë.

Vives nga ana tjetër tha vetëm fjalë të mira për Piquen dhe shmangu diskutimin e thashethemeve të tradhtisë që rrethonin lojtarin, duke uruar më të mirën për të dyja palët. Rikujtojmë, se Pique u pa në Londër përpara Wimbledonit, ku disa raportime thonë se ai theu telefonin e një fotografi të shtypit pasi ky i fundit u përpoq të merrte imazhe të yllit të Barcelonës.

Gjithçka tregon për një betejë ligjore mes këngëtares kolumbiane dhe futbollistit spanjoll sepse, megjithëse ata nuk ishin martuar kurrë, ka shumë të ngjarë që mosmarrëveshjet e tyre në zgjedhjen e asaj që është më e mira për dy fëmijët, do t’i detyrojnë ata të shkojnë përpara një gjykate të vendosin për të drejtat dhe detyrimet ndërmjet tyre.

Milan dhe Sasha, të vegjlit e lindur nga Shakira dhe Gerard Pique, tashmë janë me pushime nga shkolla, ndaj, sipas Laura Fa, gazetares së ‘Television Espanola’ dëshira e nënës së tyre është që t’i çojë në Miami, Florida, për të shijuar plazhin për dy muaj. Megjithatë, lojtari i klubit të Barcelonës e ka bërë të ditur refuzimin e tij për t’i lënë fëmijët të largohen nga Spanja. Pas ndarjes nga Pique, Shakira është përballur me një situatë të pakëndshme. Një fans i ka dërguar një mesazh jashtë shtëpisë këngëtares kolumbiane, e cila është frikësuar dhe ka njoftuar policinë.