Donald Trump ka vendosur që këngëtari i ndjerë legjendar Elvis Presley të nderohet me çmimin më të rëndësishëm të dhënë nga Shtepia e Bardhë, “Medaljen Presidenciale të Lirisë”.
“Elvis Presley përfaqësonte më së miri kulturën amerikane, me evolimin e muzikës së tij nga ‘country’ në ‘rhythm and blues’ duke krijuar një sintoni perfekte të tij” ,-thuhej në deklaratën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Këngëtari gjithashtu ka shërbyer në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara përreth 2 vite ndërkohë që ka shitur mbi 1 bilion albume dhe 31 filmat në të cilët ka qenë protagonistë janë ndër më të vlerësuarit nga kritikët.