Ylli i rock-ut, Dave Grohl ka njoftuar së fundmi se është bërë baba i një vajze të lindur jashtë martesës. 55-vjeçari tha se planifikonte të ishte një prind i dashur dhe mbështetës për vajzën e tij të re. Grohl ka tre vajza me gruan e tij Jordyn Blum me të cilën u martua në 2003.
Në postimin e tij në mediat sociale, Grohl tha se ai e donte familjen e tij dhe po bënte gjithçka për të rifituar besimin e tyre dhe për të fituar faljen e tyre. Ende nuk dihet se kush është nëna e fëmijës së tij jashtë martese.
“Së fundmi jam bërë baba i një vajze, e ardhur në jetë nga një lidhje jashtëmartesore. Kam në plan të jem një prind i dashur dhe mbështetës për të. Unë e dua gruan dhe fëmijët e mi dhe po bëj gjithçka që mundem për të rifituar besimin e tyre dhe për të fituar faljen e tyre”-tha ai në deklaratë.