Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është përballur me një incident aspak të këndshëm gjatë një koncerti në Greqi. Teksa ka qenë duke përformuar, një djalë, i cili ka qenë i pranishëm në koncert, është ngjitur në skenë dhe ka ngacmuar artisten.
Sipas mediave greke, bëhet me dije se personi në fjalë është djali i miliarderit të njohur grek, Evangelos Marinakis. Ai i është ngjitur në skenë dhe ka nisur ta bezdisë duke iu afruar dhe e ka prekur pa dëshirën e saj. Nga pamjet shihet se këngëtarja përpiqet që të largohet prej tij, por ai vazhdon ta ngacmojë.
Ajo që është komentuar më së shumti në media, ka të bëjë me faktin se askush nga të pranishmit nuk ka ndërhyrë për të ndihmuar këngëtaren. Gjithashtu rojet e sigurisë nuk janë parë në videon që është bërë menjëherë virale në mediat online.
Η παρακμή μιας χώρας σε 2,5 λεπτά…Ο λιωμίδης ως χορηγός δικαιούται να είναι on stage με τη Φουρέιρα. Και αφού την κανιβαλίζουν και την μπουγελώνουν με σαμπάνια, δηλώνει πως αποχωρεί και φεύγει.
Για 30” μόνο. Γιατί το ξανασκέφτηκε πως αν εμμείνει πιθανόν να ξανά κλάψει ο Μποτία… pic.twitter.com/NDnyIpJ0qg— satyros (@satyros16) June 7, 2024