Këngëtarja kolumbiane, Shakira theu 14 rekorde botërore Guinness me këngën “Music Sessions Vol. 53”. Ylli i muzikës ka thyer zyrtarisht këto rekorde botërore falë projektit të saj me Bizarrap, i cili u publikua në janar duke shënuar bashkëpunimin e parë mes dy artistëve.
Ky projekt tani i ka bërë ata titullar për këngën latine më të transmetuar në Spotify në 24 orë, këngën latine më të shikuar në YouTube në 24 orë, këngën latine që ka arritur më shpejt 100 milionë shikime në YouTube, kënga latine më e transmetuar në Spotify në një javë mes rekordeve të tjera, sipas mediave të huaja. Deri më sot, Shakira është 17 herë mbajtëse e titullit të rekordeve botërore Guinness.
Shakira dhe Bizarrap bashkuan forcat për “Vol. 53”, në të cilën Shakira kritikon ashpër ish-in e saj, yllin spanjoll të futbollit, Gerard Pique pas ndarjes. Lajmi për thyerjen e rekordeve u dha nga Guinness World Records përmes Instagramit të tyre zyrtar.
Urime për Shakira dhe Bizarrap që kanë bërë histori me një këngë latine që është kryesuese e top-listave në një mënyrë që asnjë këngë nuk e ka bërë ndonjëherë. Këngëtarja kolumbiane dhe DJ dhe producenti argjentinas 24-vjeçar kanë shumë për të festuar pasi kanë jo vetëm hitin nr.1 së bashku, por edhe katër tituj të rekordeve botërore Guinness, duke përfshirë këngën latine më të shikuar në YouTube në 24 orë dhe këngën latine që ka arritur më shpejt 100 milionë shikime në YouTube.
Shakira ndihet e fuqizuar emocionalisht pas këngës së saj me producentin argjentinas Bizarrap. Këngëtarja kolumbiane më herët u shpreh me gazetarin meksikan Enrique Acevedo në intervistën e saj të parë që nga publikimi i dy këngëve, një me Bizarrap dhe së fundmi me këngëtaren tjetër kolumbiane Karol G. Intervista u transmetua të hënën në mbrëmje në rrjetin meksikan N+, pjesë e Televisa, një degë e CNN. “BZRP Music Sessions Vol. 53” u publikua më 11 janar dhe aludoi për ndarjen e saj me ish-futbollistin Gerard Piqué.