Celebrities Gossip Showbiz

Kënga “Mos u kthe” është dedikim, ja çfarë zbulon Semi Juapaj në “Më lër të flas”!

“Më lër të flas” erdhi edhe këtë të premte me një episod shumë dinamik teksa e ftuar ishte këngëtarja Semi Jaupaj. Shumë e përfolur së fundmi, pas edhe përfshirjes në Big Brother Vip Albania, Semi dha një intervistë shumë të veçantë ekskluzive për vëllezërit Veshaj. Ndërkohë, e pyetur lidhur me raportin që tashmë ka Semi me Donaldin dhe se kush ishte ai që e bëri hapin e parë, ja si përgjigjet këngëtarja.

Unë i shkruajta e para. Dëgjova që po kalonte një periudhë të vështirë pas Big Brother Vip Albania. E kam xhan dhe nuk dua ta shoh keq.

Por a u gëzua Semi që Donaldi nuk fitoi çmimin e parë?! Përgjigjen na e zbulon vetë artistja.

Po, u gëzova që nuk fitove ti. Mund ta kishte fituar kush të donte, por vetëm ti jo.

Shpeshherë është aluduar që kënga “Mos u kthe” është një dedikim, dhe ditën e sotme në “Më lër të flas” Semi e pranoi diçka të tillë, duke sjellë të gjithë prapaskenat e këtij projekti muzikor.

Takova Yll Limanin dhe në atë takim shoqja ime më shoqëronte. Ti ishe brenda në shtëpi edhe duke ditur bëmat e tua, duke ditur edhe ndjesitë që përcillte shoqja ime e ngushtë, doli kjo kënga. Po, është dedikim.

Gjatë intervistës, më tej Semi pranoi se diçka që nuk e priste kur ajo doli nga shtëpia e BBV, ishte që publiku të besonte që ajo dhe Donaldi kishin një pëlqim për njëri-tjetrin. Por çfarë tjetër po bën Semi tani?! Artistja tregoi se është e përqëndruar në të bërit muzikë, dhe madje zbuloi se një bashkëpunim do të dalë pikërisht në muajin qershor.