Greta Koçi është tanimë prej vitesh këngëtare në tregun tonë muzikor, teksa nuk ngurron të eksperimentojë me zhanret muzikore. E nuk ka të madh e të vogël që nuk ka dëgjuar ndonjëherë për batutën se “Greta Koçi është 16 vjeç” e kjo pasi këngëtarja ka qenë që prej adoleshencës së saj pjesë e skenës.
E kohëve të fundit, Greta kishte zgjedhur të qëndronte pak larg tregut muzikor dhe të mos ishte aq aktive sa në fillimet e saj, por duket se bukuroshja e ka nisur këtë vit mbarë, pasi ka lansuar disa projekte muzikore.
E teksa aktivitetin në rrjete sociale nuk e ka ndalur asnjëherë, Greta pak orë më parë ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj ku ndërsa është pyetur se cila është kënga e saj më pak e preferuar, përgjigja na habiti paksa.
“Pije detin”. Kërkoj ndjesë se autorët janë profesionistë të vërtetë dhe autorë të qindra hiteve, por mbase atëhere ishte kohë tjetër dhe kënga ishte super ok. Sot nuk më pëlqen hiç po hiç
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Para disa ditësh ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.
Dhe surpriza nuk mbaron me kaq. Çifti simpatik i këngëtarëve, kanë zbuluar gjithashtu se do të bëhen prindër për herë të parë përmes videoklipit të këngës së tyre të re të titulluar “Ama”.