Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja dhe njëkohësisht ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “BBV”, Keisi Meidini. Si ka qenë kjo eksperiencë për bukuroshen?
Një trampolinë për karrierën time, njerëzit më njihnin vetëm si influencere. Ndodhën shumë gjëra aty brenda dhe nuk e tregova zërin tim. Nuk e bëra sepse u fokusova të mposhtja frikërat. Ashtu siç doja unë ashtu shkuan gjërat. Unë nuk bëj gjëra për show, kam qenë shumë reale dhe nuk mund të bëja gjëra në kuadër të lojës. Të jesh reale del pak me humbje por unë kjo jam. Më mirë kështu.
Keisi pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj me titull “Bye Bye”. Shumë kanë aluduar se ia ka dedikuar Kristit, sa e vërtetë është kjo? Keisi shprehet:
Nuk ia kam dedikuar askujt dhe gjëja për të qeshur është se si unë mund t’i bëja “diss” Kristit kur isha unë ajo që brenda shtëpisë e mbylla vet lidhjen me të. Nuk kam pasur më kontakte me Kristin, pra ashtu siç kanë pritur njerëzit.(qesh) Kënga ka 6 muaj që ka qenë në studio por duke qenë se unë dua çdo gjë të përkryer prita dhe ky ishte momenti për ta publikuar.