Showbiz

Kënga e Dua Lipës e dyta në mesin e 50 albumeve më të mira të vitit 2020

Sukseset e këngëtares me origjinë shqiptare nuk po ndalen edhe në ditët e fundit të vitit.

Prestigjiozja “The Guardian”, së fundi ka publikuar listën e 50 albumeve më të mira të vitit 2020, ku e dyta në atë listë është emri i artistes shqiptare, Dua Lipa.

“Future Nostalgia”, ka lënë pas albumet e yjeve më të njohura botërore dhe Dua Lipa ka ndarë me fansat e saj në Instagram këtë lajm të bukur.