Celebrities Film & Tv Magazine

“Këndvështrim ndryshe i ardhjes së komunizmit”/ Aktori i mirënjohur Vasjan Lami flet për LEB!

Mbrëmjen e 16 Maj u mbajt premiera e “Legjenda e Bastunit”, një film dramatik me një mesazh dhe domethënie shumë të rëndësishme, me regji të Xhosli Rama dhe me distribucion nga Top Channel Films. Kinema Cineplexx në TEG u mbush me dashamirës dhe me persona mjaft të njohur të botës së medias në Shqipëri.

I ftuar në këtë premierë ka qenë aktori Vasjan Lami, i cili në këtë intervistë ekskluzive na tregoi pak më shumë rreth rolit të tij në film dhe eksperiencën gjatë realizimit të xhirimeve. Sipas tij, pëse publiku nuk duhet ta humbasë këtë shanc të dytë që po i jepet për të parë “Legjenda e Bastunit” në kinema?

Ky është një film që pasi e sheh të duket sikur ke nevojë akoma më shumë që të mendosh për të. Ndoshta ke nevojë t’i rikthehesh për ta shijuar në sensin e të marrit të gjithë emocionin dhe mesazhet që jep si film. Është përjetimi i një pjese të madhe tonës. Brezi im jo, por ndoshta përpara meje dhe të rinjtë akoma nuk e njohin fare këtë histori të Shqipërisë, veç ç’kanë lexuar shumë pak. Por është një këndvështrim tjetër i asaj periudhe, i asaj periudhe të ardhjes së komunizmit në Shqipëri. Edhe unë vetë ndonëse e pashë dhe kam qenë pjesë e filmit, skenarin e kam lexuar disa herë. Jam pjesë e filmit dhe prap mezi pres që ta shoh. Kam shumë qejf që ta shoh. Pra, është një film ku mbetet gjithmonë diçka për të mësuar dhe për ta marrë.