Celebrities Gossip Music Showbiz

“Këndojnë si derra!” Çfarë e ka revoltuar këngëtarin Tiri Gjoci?!

Ditët e fundit, duket se ardhja e artistit serb, Goran Bregovic në eventin e Festës së Birrës në Korçë, ka qenë kryefjala e çdo bisede. Kanë qenë të shumë artistët që kanë deklaruar publikisht irritimin e tyre ndaj kësaj situate dhe kanë shprehur se do të bojkotojnë koncertin, nëse ky vendim nuk tërhiqet.

Më i fundit ka qenë dhe Flori Mumajesi, i cili bëri një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, duke iu drejtuar këngëtarit serb me fjalët “Go Back Viç”. Në këtë mënyrë, ai krijoi dhe hashtugun me po të njëjtat fjalë, që më pas u përdor dhe nga rrethi i tij më i ngushtë, artistët Bruno dhe Klajdi Haruni, si dhe fansa të treshes në fjalë.

Megjithatë, duket se së fundmi, ka pasur dhe nga ata që mendojnë se ardhja e Goran Bregovic në Shqipëri, është deri diku e keqja më e vogë që mund të ndodhte. I tillë është edhe Tiri Gjoci, i cili ka postuar në “InstaStory” një shkrim me fjalët:

Po sikur të bojkotojmë koncertet e atyre që nuk këndojnë dot këngët e veta live? Të bojkotojmë koncertet e atyre VIP-ave që këndojnë si derra dhe sot ngrejnë zërin dhe “bërtasin siç bëjnë dhe në koncertet e tyre madhështore? Mbase do të ishte një nismë më frytëdhënëse. 

Nga fjalët e Tirit, duket se dikush që me deklaratat e tij për të bojkotuar koncertin në Korçë, e ka irrituar tej mase. Duke iu drejtuar në këtë formë disa artistëve që nuk dinë të këndojnë live. Me kë ta ketë këngëtari vallë?!