Marrëdhënia e Kendall Jenner dhe Bad Bunny ka qenë kryefjalë e të gjitha mediave online javët e fundit, ku dyshja duket se ka rrëmbyer vërtet pëlqimin e të gjithë fansave. Ata janë parë në ngjarje të ndryshme së bashku së fundmi, si në ndeshjen e basketbollit Los Angeles Lakers vs Golden State Warriors, por mos të harrojmë edhe eventin e madh të modës, Met Gala dhe Coachella gjithashtu.
Përveç kësaj, Bad Bunny sapo ka publikuar këngën e re ‘Where She Goes’. Sipas shumë fansave, ka shumë referenca për Kendall Jenner, dashurinë e tij të re. Dyshja besohet se kanë nisur lidhjen në fillim të këtij viti, edhe pse asnjëri nuk ka folur apo nuk ka dhënë një deklaratë për raportin e tyre, kështu që nuk dihet se ku janë në lidhjen e tyre.
Megjithatë, Bad Bunny tani është hapur në një intervistë me Zane Lowe të Apple Music dhe ka dhënë disa të dhëna për planet e tij profesionale dhe personale për të ardhmen.
Thjesht po e shijoj jetën time tani. Çfarë është më pas? Nuk e di. Unë thjesht po shijoj jetën time tani, thjesht po jetoj dhe marr frymë.
Fansat e kanë interpretuar këtë qetësi më shumë se sa vetëm jetën e tij profesionale. Ai foli edhe për këngën e tij të fundit, duke shpjeguar edhe frymëzimin që qëndron pas saj.
Sapo e ndjeva. Kisha këtë ndjenjë dhe thashë le ta bëjmë. Kjo është muzika, të argëtohesh.Shkova direkt në studio dhe i thashë ‘jo, mendoj se kam një himn të ri’. Jam shumë i emocionuar t’i tregoj botës punën time të re.