Kendall Jenner është një nga modelet më paguara në botë, ndërkohë që është pjesë e një prej familjeve më të famshme siç janë Kardashian-Jenner. Ajo është dhe njëherë në qendër të vëmendjes pasi është rikthyer sërish në një lidhje me artistin e njohur latin, Bad Bunny. Së fundmi, ajo zgjodhi të rikthente gjithashtu një foto të vjetër të saj, e bërë përpara dy vitesh, ku shfaqet totalisht nudo, teksa merr rreze dielli.
Modelja ndau fillimisht foton një javë pasi u njoftua për ndarjen e saj nga Devin Booker në verën e vitit 2022. Kendall që atëherë ka vazhduar me reperin Bad Bunny, 30 vjeç. Ata u ndanë në dhjetor 2023 pas më pak se një viti lidhje, por rindezën romancën e tyre vetëm disa javë më vonë. Ata u kapën së bashku në natën e Vitit të Ri teksa ishin në një arratisje tropikale me miqtë.
Ajo gjithashtu i habiti të gjithë teksa rezervoi muzeun e Louvrit në Paris gjatë natës për orë të tëra, por ajo që zgjoi vëmendjen e ndjekësve ishte se ajo kishte qenë zbathur. Mes angazhimeve të saj të Javës së Modës në Paris, modelja e kaloi pjesën më të madhe të kohës duke eksploruar qytetin e dashurisë së bashku me të dashurin e saj.
Në fakt, çifti flitet se rezervoi Louvrin për një takim romantik. Jenner publikoi një sërë fotografish në llogarinë e saj të Instagramit, madje edhe një imazh duke pozuar pranë pikturës së famshme Mona Lisa. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të zi dhe dukej tejet elegante. Por, gjëja që ra në syrin e ndjekësve të saj ishte se modelja e njohur ishte zbathur. Shumë prej përdoruesve ndanë teoritë e tyre pse modelja ishte pa këpucë në këtë muze. Epo Kendall nuk resht së surprizuari kur bëhet fjalë për realizimin e këtyre fotove artistike.