Kendall Jenner rezervoi muzeun e Louvrit në Paris gjatë natës për orë të tëra, por ajo që zgjoi vëmendjen e ndjekësve ishte se ajo kishte qenë zbathur. Mes angazhimeve të saj të Javës së Modës në Paris, modelja e kaloi pjesën më të madhe të kohës duke eksploruar qytetin e dashurisë së bashku me të dashurin e saj të përfolur Bad Bunny.
Në fakt, çifti flitet se rezervoi Louvrin për një takim romantik. Jenner publikoi një sërë fotografish në llogarinë e saj të Instagramit, madje edhe një imazh duke pozuar pranë pikturës së famshme Mona Lisa. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të zi dhe dukej tejet elegante. Por, gjëja që ra në syrin e ndjekësve të saj ishte se modelja e njohur ishte zbathur. Shumë prej përdoruesve ndanë teoritë e tyre pse modelja ishte pa këpucë në këtë muze. Një komentues u shpreh:
E kuptojmë. Je aq e pasur sa mund ta kesh Louvrin për vete gjatë natës vetëm që ti të ecësh zbathur.
Një tjetër e pyeti se “ku i kishte këpucët”. Ndonëse veshja e këpucëve është një rregull i pashkruar në shumicën e objekteve të brendshme, Louvri nuk thotë se këpucët kërkohen domosdoshmëtisht brenda muzeut.
Kendall Jenner është një nga modelet më paguara në botë, ndërkohë që është pjesë e një prej familjeve më të famshme siç janë Kardashian-Jenner. Por, duket se supermodelja nuk është edhe aq entuziaste për të gjitha arritjet dhe vlerësimet që ka marrë nga ana profesionale. Në një intervistë për Vogue, ajo u shpreh se vuan nga sindroma imposter apo e thënë ndryshe, “sindroma e mashtruesit”.
Unë e kam këtë sindromë, por pse po më ndodh mua? Çfarë bëra për ta merituar?