Kris Jenner, nëna e motrave Kardashian-Jenner dhe njëkohësisht menaxherja e tyre gjithmon ka shprehur dëshirën për të patur shumë nipër e mbesa. Sipas Pagesix, Kris pret që të bëhet gjyshe nga vajza e saj, modelja e Victoria Secret’s, Kendall Jenner, e cila aktualisht është e vetmja nga motrat dhe vëllai i saj që nuk ka fëmijë.
Kendall pranoi në një intervistë të fundit se ajo ndihet nën presion nga mamaja e saj si dhe motra e saj më e vogël, Kylie Jenner për të pasur një fëmijë së shpejti.
Mami më dërgon shpesh mesazhe dhe thotë: “Mendoj se ka ardhur koha” dhe unë i them:“A nuk jam unë ajo që e vendos?! “Thjesht po ta rikujtoj në mënyrë miqësore!”-më thotë ajo.
Rikujtojmë, se romanca e Kendall Jenner me basketbollistin Devin Booker po shkon shumë mirë por të dy yjet vazhdojnë të jenë shumë të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Kendall dhe lojtari i Phoenix Suns konfirmuan lidhjen në qershor 2020 pas disa javësh që kishin qenë në qendër të thashethemeve për një romancë të mundshme. Prej asaj kohe postimet e tyre së bashku në rrjetet sociale dhe daljet në publik kanë qenë shumë të pakta.
Kendall Jenner është një nga motrat Kardashian-Jenner me më shumë ndikim. Edhe pse e vogël në moshë, ylli gjithnjë ia del të tërheqë vëmendjen e fansave, qoftë me look-un e saj aq shumë të komentuar, sa edhe me thashethemet e shumta rreth jetës së saj personale apo atë të familjes së saj. Duket se, video e fundit e yllit të familjes Kardashian-Jenner, ka arritur të bëhet virale.