Aktori i njohur i Hollywood-it, Vin Diesel ka zbuluar së fundmi se aktorja Brie Larson do t’i bashkohet kastit të “Fast and Furious 10”. Me anë të një selfie të publikuar në Instagram krahas Larson, Diesel ka shkruar:
Po, po, po… ju e shihni këtë engjëll mbi shpatullën time dhe i thoni vetes tuaj ‘kjo është kapitenia Marvel’. Është e qartë se ka dashuri dhe të qeshura në këtë imazh. Ajo që nuk e dini megjithatë, është se Brie do të jetë pjesë e ‘Fast10’. Përtej bukurisë së saj, intelektit… Oscar-it të saj, haha është ky shpirt i thellë që do të shtojë diçka që mund të mos e kishit pritur por e keni dëshiruar. Mirë se erdhët në FAMILY Brie.
Aktorja e cila fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë për rolin e saj në “Room” të 2015-ës nuk është aktorja e parë fituese e Oscarit që merr pjesë në “Fast and Furious”. Charlize Theron gjithashtu dhe Helen Mirren u shfaqën në “Fate of the Furious” dhe “F9”. Njoftimi për kastin e Larson vjen një muaj pasi u zbulua se Jason Momoa do të luajë “Fast and the Furious 10”. Aktori 42-vjeçar është në negociata për të luajtur në pjesën e ardhshme të 10-të të ekskluzivitetit “Fast & Furious”, sipas mediave të shumta duke përfshirë “The Hollywood Reporter”, “Deadline” dhe “Variety”.
Rikujtojmë, se vazhdimi i dhjetë i sagës së “Fast and Furious” do të nisë shfaqjen në kinema në prill të vitit 2023 sipas “Entertainment Weekly”. Xhirimet për vazhdimin e dhjetë të filmit kanë nisur, teksa regjisor është Justin Lin. Ai ka drejtuar pesë filma të “Furious” deri më tani, përfshirë këtu dhe serinë e nëntë. Ende nuk ka shumë detaje, por pritet kthimi i aktorëve kryesorë të filmit. Mësohet se Dwayne Johnson nuk do të jetë pjesë e kastit për shkak të mosmarrëveshjeve me Vin Diesel.