Shqipëria luan përballë Republikës Çeke të shtunën e 16 nëntorit në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin B1.
Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti u shpreh se skuadra do të kërkojë tre pikët dhe i bëri thirrje tifozëve që të respektojnë himnin çek, pavarësisht situatave raciste që ndodhën në Pragë kundrejt ekipit kuqezi.
“Besoj i kemi të gjitha cilësitë e duhura për të arritur kualifikimin në Botëror. Është rrugë e gjatë. Nëse japim maksimumin dhe japim shpirtin për Kombëtaren, do e arrijmë dhe atë.
LEXO EDHE: Trajneri i Çekisë i ka idetë e qarta: Të mos përsëriten gabimet e një viti më parë
I bëj thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë himnin e Çekisë dhe të tregojnë një anë të mirë, pavarësisht farë ka ndodhur në Çeki. Ne duhet të tregojmë anën tonë të mirë.
Shpresoj ta shoh ekipin siç ishte në Gjeorgji. E dimë që është një ndeshje shumë e vështirë. Ja dimë cilësitë Çekisë dhe shpresoj që nesër të dalim me tre pikë.
Në futboll janë të gjitha të mundura. Unë besoj te skuadra, te cilësitë e çdo lojtari. Normalisht që ne synojmë vendin e parë, të fitojmë këto dy ndeshje. Gjithçka është e mundur, por me cilësitë që kemi besoj se nuk do biem.
Besojmë që mund t’ia dalim prapë, edhe pse është ndeshje tjetër. Çdo ndeshje nis nga 0-0. Ne kemi cilësinë për të marrë sërish një rezultat pozitiv. Shpresoj t’ia dalim.
Ndjenja në Kombëtare është gjithmonë ndryshe. Të jesh pjesë e Kombëtares është pjesë e veccantë dhe vetëm ata që janë pjesë e dinë. Prandaj në fushë hymë ndryshe si ekip. Sa herë jam këtu, e ndjej”, tha ai.
LEXO EDHE: Ndeshja Shqipëri-Çeki, publikohet PLANI I MASAVE dhe rrugët që do të bllokohen!