Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur me Argjirën, e ndërsa banori la të nënkuptohej se diçka nuk shkon mes tyre.
Graciano: Nuk di për çfarë po flet Egla. Por jo..
Egla: E paske qelb muhabetin.
Graciano: Jo.
Egla: Po sigurisht që e ke qelb.
Graciano: Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë pa dashje, fillon e merr çik shumë zjarr. Korrektësia dhe përkushtimi po, por në disa gjëra edhe nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bëhesh dhe egoist pa dashje por jo me qëllim sepse varet nga rrethanat, kështu që… kjo është e gjitha. Kemi dhe momente që gabojmë, duke vënë veten përpara.
Rikthimi i Gracianos në BBV mund të jetë bërë shkak për një krisje me partneren e tij, Argjira Spanca. Kjo e fundit nuk ka postuar më mesazhe mbështetëse në Instagram për balerinin përveç rastit të djeshëm pas rrëfimit të historisë së jetës së tij ku kishte shkruar:
Asnjëherë nuk e di se sa i fortë je, derisa të jesh i fortë është zgjedhja jote e vetme.