Tech

Kemi disa këshilla për juve që telefoni ju karikohet më ngadalë se zakonisht!

Nëse keni iPhone, ka një sërë arsyesh pse telefoni juaj mund të karikohet më ngadalë se zakonisht, por përpara se të fajësojmë telefonin, kontrolloni a është kablloja USB në rregull, a është priza në rregull, a është tensioni i saktë, a ka ndonjë papastërti në portën e karikimit të telefonit, a është telefoni i përditësuar dhe a është i fikur Bluetooth-i. Nëse të gjithë këto duken në rregull, atëherë mund të shkoni te cilësimet e telefonit dhe të kontrolloni se çfarë baterie përdor iPhone juaj më shumë.

Hapni Settings, më pas Battery, më pas Last 24 Hours. Në këtë mënyrë, do të shihni se cili aplikacion përdori më shumë baterinë e telefonit tuaj në 24 orët e fundit, në mënyrë që të mund të korrigjoni përdorimin bazuar në këtë. Gjithashtu, nëse e përdorni iPhone tuaj ndërkohë që është në karikues, ai do të karikohet më ngadalë. Nëse keni një telefon Android, është e mundur që fillimisht të ketë një problem të natyrës fizike, ndaj është mirë të kryeni të gjitha ato kontrolle që u renditën më lartë për iPhone.

Ashtu si iPhone-ët, Android-ët gjithashtu mbështesin karikimin e shpejtë dhe karikuesit e shpejtë janë me tension të vlerësuar saktësisht për t’u çiftuar më mirë me telefonin tuaj. Prandaj, nëse nuk jeni duke përdorur karikuesin e duhur, është e mundur që karikimi të jetë më i ngadalshëm për shkak të kësaj. Nëse asnjë nga këto nuk funksionon, mund t’ju duhet të riparoni apo edhe zëvendësoni baterinë e telefonit tuaj.

Sipas një studimi të ri të gjetur në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS), një teknikë e zbuluar së fundmi nga Universiteti i Kolorados, mund të lejojë telefonat të karikohen 100% në vetëm 60 sekonda. Teknika e re bazohet në lëvizjen e joneve dhe superkondenstarorëve. Një jon është një atom që ka ngarkesë neto pozitive dhe një superkondensator përdoret për të ruajtur energjinë gjatë cikleve të ngarkimit dhe shkarkimit me rrymë të lartë.