Celebrities Film & Tv Showbiz

“Kejvina nuk është tipi i Kristit e as i imi…”, Robert Aliaj bën deklaratën e tij rreth situatave në “BBV”!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vetëm pak ditë më parë ngacmimet mes Kristit dhe Kejvinës nuk kanë munguar. Dyshja ka patur kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin, ku mes tyre ka patur edhe flirtime nëpërmet lojërave që zhvillojnë. Në një intervistë të zhvilluar nëpërmjet lidhjes telefonike për “Wake Up”, babai i tij, artisti Robert Aliaj, ka shprehur opinionin rreth rrugëtimit të Kristit në shtëpi, por edhe situatave që ai ka krijuar. Përsa i përket raportit të tij me modelen, Roberti u shpreh:

Është treguar mjaft elegant, ndërkohë që diskriminohet. Kristi e ka pranuar se nuk është tipi i tij. As i imi, absolutisht fare. Por e vlerësoj nga pikëpamja humane, ajo gjë më bën krenar. Ai nuk do ta fyente asnjëherë një femër, për asnjë arsye.

Aliaj ka pranuar se djali i tij nuk provokohet lehtë dhe këtë e kemi parë edhe kur Kejvina tenton t’i futet në shtrat ose kur i ka kërkuar masazh, por ai sërish ka zgjedhur të qëndrojë i ftohtë në këtë marrëdhënie.

Ato janë pjesë e një “show”, pasi në fakt ai është në një vend që nuk i përket. Shpresoj ta përballojë. Atë situatë, unë si mashkull, më vjen shumë keq kur një femër ty të provokon në këtë lloj forme. Janë ca gjëra që luajnë një rol shumë të keq tek psikologjia e një mashkulli. Pavarësisht se Kejvina e bën atë për lojë. Kristi po e përballon shumë mirë.

Sigurisht dinamikat në atë shtëpi janë të paparashikueshme, pasi dihet që situatat ndryshojnë nga momenti në moment. Përsa i përket qëndrimit të tyre çdo gjë varet nga vendimi i publikut. Madje edhe vazhdimi i kësaj “loje” midis Kristit dhe Kejvinës, duke qenë se ai këtë javë është në nominim së bashku me Luizin, Oltën, Ronaldon dhe Efin. Pritet për tu parë vendimi në spektaklin e sotëm “Prime”.