Celebrities Film & Tv Showbiz

Kejvina Kthella thyen heshtjen pas skualifikimit nga “Big Brother VIP”: “Nuk jam penduar…”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Rreth një javë më parë, për shkak të dhunës fizike të përdorur brenda shtëpisë në ‘Prime-in’ e kaluar nga Kejvina drejt Luizit, Vëllai i madh mori vendimin e skualifikimit të Kejvinës nga shtëpia e “BBV2”, vendim i marrë që atë natë. Që pas daljes së saj nga shtëpia, Kejvina u distancua plotësisht nga daljet e saj publike dhe madje dhe nga rrjetet sociale.

Megjithatë, Kejvina tashmë ka vendosur që të thyejë heshtjen. Ajo publikoi një shkrim në InstaStory duke thënë se nuk ndjen keqardhje që u largua nga spektakli i “Big Brother VIP Albania”, e aq më pak që hyri. Ndër të tjera shprehet:

Jeta vazhdon… edhe nëse ‘vdesim’…Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrësesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilja prej asaj ‘çmendine’. Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit, dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimes! Meqë Luizi, lavdi Zotit, gëzon shëndet të plotë, dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftesive dhe vullnetit të tij, mua me mbetet që t’i kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, fansat.