Kejvina Kthella prej vitesh njihej si një nga vajzat më të bukura të showbiz-it, por së fundmi u bë shumë e komentuar në media falë eksperiencës së saj në ‘Big Brother VIP’, e cila edhe pse nuk zgjati shumë arriti të linte shenjë.
Debatet e forta deri në dhunë fizike me protagonistin dhe fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejllin e bën bukuroshen padyshim shumë të përfolur. Pas përjashtimit të saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Kejvina bëri një pauzë të shkurtër nga rrjetet sociale, por u rikthye sërish me postimet në llogarinë e saj personale në Instagram.
Teksa është tepër aktive me postime nga përditshmëria, ditën e sotme Instagram-i i saj ka ‘shpërthyer’ nga urimet nga miq dhe personazhe të njohur pasi modelja feston ditëlindjen dhe mbush plot 28 vjeçe.
Mesa duket eksperienca në ‘BBV’ e ka bërë modelen të heqë përfundimisht dorë nga mediat në Shqipëri dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të një deklarate në Instastory.
E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” nëpërmjet një lidhje telefonike para disa javësh ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP”, Kejvina Kthella. Modelja u skualifikua nga loja e BBV pasi ajo goditi me shuplakë një nga banorët e shtëpisë, Luiz Ejllin. Pas kësaj ngjarje vetë ajo ka kërkuar ndjesë publike.