Celebrities Gossip Showbiz

Kejvina Kthella bën deklaratën e fortë në rrjete sociale: “Kam hequr dorë përfundimisht, do shihemi nga një tjetër cep i botës…”

Kejvina Kthella prej vitesh njihej si një nga vajzat më të bukura të showbiz-it, por së fundmi u bë shumë e komentuar në media falë eksperiencës së saj në ‘Big Brother VIP’, e cila edhe pse nuk zgjati shumë arriti të linte shenjë.

Debatet e forta deri në dhunë fizike me protagonistin dhe fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejllin e bën bukuroshen padyshim shumë të përfolur. Pas përjashtimit të saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Kejvina bëri një pauzë të shkurtër nga rrjetet sociale, por u rikthye sërish me postimet në llogarinë e saj personale në Instagram.

Por, mesa duket kjo eksperiencë e ka bërë modelen të heqë përfundimisht dorë nga mediat në Shqipëri dhe këtë e bën të ditur me anë të një deklarate në Instastory:

Përshëndetje miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftojë publikisht siç edhe jua kam komunikuar privatësisht, KAM HEQUR dorë përfundimisht nga mediat shqiptare, kjo për zgjedhje personale dhe profesionale. Faleminderit çdo personi që punon në media që në çdo dalje timen më ka trajtuar me shumë dashuri. Ndërsa me ju publik i dashur, bashkë do shihemi por nga një tjetër cep i botës.

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” nëpërmjet një lidhje telefonike para disa javësh ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP”, Kejvina Kthella. Modelja u skualifikua nga loja e BBV pasi ajo goditi me shuplakë një nga banorët e shtëpisë, Luiz Ejllin. Pas kësaj ngjarje vetë ajo ka kërkuar ndjesë publike.