Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Vetëm pak më parë është bërë pjesë e shtëpisë si banorja më e re, Keisi Medini. Përveç se influencer dhe këngëtare, Keisi është vajza e këngëtarit të njohur Sabianit, i cili ka qenë gjithashtu banor në edicionin e parë të “BBV”.
Këtë javë në nominim ishin të gjithë banorët përveç Kristit, i cili fitoi imunitetin nga “Kutia e Pandorës”. Publiku ka vendosur që banori që duhet të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 2” është Amos Muji Zaharia.