Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Orët e para të mëngjesit, Egla ka debatuar me Françeskën teksa kjo e fundit i rikujton aktores momentet kur ajo ka qarë në shtëpi për shkak se ende nuk është bërë një nënë. Egla u shpreh se ka marrë një ‘vendim’ për të bërë një fëmijë kur të dalë prej shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kjo për shkak se i kishte ardhur ‘në majë të hundës’ teksa banorët e tjerë ia përmendin shpeshherë këtë gjë.
Françeska: Ke qarë dhe ke thënë kam dashur të bëj një fëmijë, por s’kam patur mundësi ta bëj, la la la. Po për çfarë ke qarë ti te shkallët?
Egla: Po çfarë të duhet ty? Ku hyn ti?
Françeska: Po pra po gënjen tani, po bie me këmbët e tua. Sepse ti për atë arsye ke qarë. Tani thua po të kisha dashur e kisha bërë? Çfarë po thua moj Egla?
Egla: Unë ëndrrat e mia i realizoj, por çfarë pune ke ti me mëmësinë time? Apo do fusësh dhe ti hundën tate?
Një ditë më parë në helikopter ka kaluar mbi shtëpinë e “Big Brother VIP3” për Romeo Veshajn. Vëllai i tij binjak, Donaldi, ka hedhur nga helikopteri karafila, ky gjest e ka përlotur Romeon. E për këtë surprizë kaq emocionuese për Romeon, Egla Ceno ka patur një koment që e ka nxehur atë. Aktorja e pyeti nëse e kanë lënë më fjalë me Donaldin që të bëjë të njëjtën gjë që Romeo ka bërë për të para dy vitesh.