Celebrities Gossip Showbiz

“Ke besim tek unë?”/ Heidi dhe Romeo bisedojnë rreth raportit të tyre!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Marrëdhënia e Heidi Bacit dhe Romeo Veshajt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3” duket se po kalon disa vështirësi. Ata janë akoma të paqartë në lidhje me atë që mendon secili prej tyre përsa i përket me raportin në shtëpi. Aktori i njohur ka qenë ai që e ka akuzuar Heidin se nuk i ka qëndruar pranë dhe nuk e ka përkrahur. E në një moment ai e pyet atë se sa të vërteta kanë qenë fjalët e saj.

Heidi: Çfarë do të dish?

Romeo: Dua të di sa e vërtetë je ti për fjalët që thua. Dhe nuk ta di me fjalë. Në momentin që më thua e kam këtë ‘connection’ dhe unë do të të them tre gjëra. Ti më thua mua të dua, diskuton dhe bën veprime të tjera.