Këngëtarja e njohur Katy Perry ka zbuluar së fundmi se ajo nuk dëshiron të punësojë një dado me kohë të plotë për vajzën e saj dhe të Orlando Bloom, Daisy, pavarësisht se është e zënë me karrierën. Së fundmi, në podcastin e “Smartless”, Katy u shpreh se:
Unë jam duke punuar shumë dhe gjithmonë kam punuar shumë. Unë kam një dado të mrekullueshme, por nuk kam një dado me kohë të plotë, sepse mendoj se nëse do të kisha një dado me kohë të plotë, atëherë nuk do të mund të dija kurrë se si të kujdesesha për vajzën time siç duhet. Nuk ka rëndësi nëse kam pasur një shfaqje që ka zgjatur deri në orën 23:00 një natë më parë, zgjohem në orën 6 dhe do të shkojmë të hamë mëngjesin.
Perry tregoi gjithashtu se vajza e saj 2-vjeçare ka filluar të flasë dhe mërzitet kur zbulon se Daisy e vogël po përdor fjalët që këngëtarja nuk e ndihmoi t’i mësonte.
Ajo është 2 vjeçe, kështu që është në pikën ku po thotë fjalë të reja çdo ditë. Një ditë ajo po thoshte disa fjalë që unë nuk ia mësova dhe unë mendova: “Oh, kjo nuk është diçka e mirë.”
Ajo gjithashtu foli për partnerin e saj, aktorin Orlando Bloom, duke thënë se ai është një baba shumë i mirë. Rikujtojmë, se Perry dhe Bloom mirëpritën Daisy-n, fëmijën e tyre të parë së bashku, në gusht 2020. Dyshja e njohur tre vite pas fejesës janë gati më shumë se kurrë për të shkuar drejt altarit. Së fundmi këngëtarja ka zbuluar disa detaje mbi dasmën e tyre.