Ylli i muzikës pop Katy Perry u emocionua teksa doli mbrëmjen e djeshme në skenë, për episodin e saj të fundit si juri në “American Idol”. Superylli 39-vjeçar e emocionuar u mbajt për dore me kolegët e saj Luke Bryan dhe Lionel Richie.
“A po qan?”-pyeti Ryan pasi Katy uli kokën. “Do të na mungosh”-tha Ryan teksa përqafoi Katy-n. “Tashmë i emocionuar sonte”-shtoi ai. “Katy është një rrëmujë”-tha Luke. Ndërkaq, finalja prej tre orësh paraqiti finalistët Abi Carter, Jack Blocker dhe Will Moseley që garonin për të fituar sezonin e 22-të.
Perry së fundmi ka treguar për mediat se në fëmijërinë e saj ka jetuar në varfëri. Pavarësisht se tani ka një pasuri me vlerë 530 milionë dollarëshe, këngëtarja foli për rritjen në një shtëpi të varfër.
A doni të flasim për ndihma ushqimore? Unë mund të flas për ndihmat ushqimore.
Fëmijëria e saj e vështirë ndikoi në dëshirën për të vazhduar karrierën muzikore. Kështu, së bashku me motrën e saj më të madhe, Angela Hudson, ajo themeloi Fondacionin ‘Firework’ me synimin për t’u dhënë fëmijëve të varfër akses në art.
“Katy nuk ka lindur në një familje muzikore që kishte gjithë atë akses. Ajo punoi shumë për kaq shumë vite për të arritur këtu ku është”,-kishte deklaruar më parë motra e saj. Fondacioni ‘Firework’ ka pasur një ndikim të rëndësishëm. Më shumë se 400 nxënës të shkollave të mesme që morën pjesë në ‘Camp Firework’ patën mundësinë të mësojnë për shkrimin e këngëve, koreografinë dhe muzikën përmes një sërë aktivitetesh. Katy madje merr pjesë vetë në aktivitetet e kampit sepse dëshiron të ndryshojë jetën e të rinjve në një mënyrë pozitive.