Celebrities Gossip Showbiz

Katy Perry dhe Orlando Bloom hidhen nga një helikopter në det/VIDEO!

Katy Perry dhe Orlando Bloom befasuan fansat e tyre me postimin e tyre të ri në rrjetet sociale. Çifti ka postuar video dhe foto duke u hedhur nga një helikopter në det. Në video, ylli i popit dhe aktori i Hollivudit numërojnë mbrapsht derisa të ulen buzë helikopetrit për t’u hedhur së bashku në ujë.

Një palë e tretë i kapi ata nga një distancë gjatë zhytjes së madhe, ndërsa ishin ende në ajër. Në mbishkrimin e postimit të saj, Katy Perry shkroi për Bloom: “Ashtu si yjet janë në qiell, ashtu edhe ti dhe unë do ta gjejmë njëri-tjetrin në çdo jetë”. Dyshja shpesh bëjnë shpesh postime të përbashkëta në rrjetet sociale.

Rikujtojmë se Perry së fundmi ka treguar për mediat se në fëmijërinë e saj ka jetuar në varfëri. Pavarësisht se tani ka një pasuri me vlerë 530 milionë dollarëshe, këngëtarja foli për rritjen në një shtëpi të varfër. A doni të flasim për ndihma ushqimore? Unë mund të flas për ndihmat ushqimore. Fëmijëria e saj e vështirë ndikoi në dëshirën për të vazhduar karrierën muzikore. Kështu, së bashku me motrën e saj më të madhe, Angela Hudson, ajo themeloi Fondacionin ‘Firework’ me synimin për t’u dhënë fëmijëve të varfër akses në art.

“Katy nuk ka lindur në një familje muzikore që kishte gjithë atë akses. Ajo punoi shumë për kaq shumë vite për të arritur këtu ku është”,-kishte deklaruar më parë motra e saj. Fondacioni ‘Firework’ ka pasur një ndikim të rëndësishëm. Më shumë se 400 nxënës të shkollave të mesme që morën pjesë në ‘Camp Firework’ patën mundësinë të mësojnë për shkrimin e këngëve, koreografinë dhe muzikën përmes një sërë aktivitetesh.