Aktorja e njohur Kate Winslet foli së fundmi për xhirimet e ‘Lee’ dhe sesi produksioni e trajtoi trupin e saj. Aktorja foli për Harper’s Bazaar dhe shpjegoi se në një skenë ku kishte veshur një kostum banje, produksioni i kërkoi asaj të ulej më drejt në mënyrë që ta bënte stomakun e saj më të shfyrë.
“Ka një pjesë ku Lee është ulur në një stol me bikini dhe një nga stafi hyri dhe tha ‘mund të uleni më drejt që të mos duket barku i palosur”-tha ai. Kur u pyet më pas nëse e shqetësonte trupi i saj ajo u përgjigj: “Jam krenare për këtë, sepse është jeta ime dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Nuk do të më shkonte kurrë në mendje ta mbuloja”-shpjegoi ajo. Në fund të fundit, aktorja ka folur shumë herë në publik për vetëpranimin dhe dashurinë për veten.
Ndërkaq, Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio mund të kenë pasur kimi në rolin e Rose dhe Jack në filmin e famshëm “Titanic”, por skenat e tyre të puthjes ishin goxha të sikletshme për aktoren britanike. Sipas Winslet, intimiteti me DiCaprio-n, nuk ishte ashtu siç dukej në të vërtetë. Në një intervistë të fundit për ‘Vanity Fair’, aktorja u shpreh:
Ne vazhduam ta bënim këtë puthje dhe unë kisha shumë grim të zbehtë. Dhe do të përfundoja duke u dukur sikur të kisha thithur një çokollatë me karamel, sepse grimi i tij do të më ngjitej tek unë. Gjatë skenës, në thelb isha duke ribërë grimin. Po ta shikoni nën fustan kam fshehur furçet e grimit që ti kisha sa më afër.