Princi William, i cili feston ditëlindjen e tij të 42-të, sot përmes rrjeteve sociale ka marrë urime nga bashkëshortja, babai, persona të tjerë të afërt dhe fansa.
Në një postim që ajo bëri përmes llogarisë së çiftit të Princit të Uellsit në ‘X’ dhe në Instagram, Kate Middleton, 42 vjeç, i uroi William-it ditëlindjen me një foto që zbulon anën më të shkujdesur të karakterit të tij dhe e tregon atë duke u hedhur në ajër me tre fëmijët e tyre.
“Të gjithë të duam shumë”, ka shkruar Kate Middleton në foto, e cila pak ditë më parë bëri daljen e saj të parë publike pasi njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer.
Happy birthday Papa, we all love you so much! Cx pic.twitter.com/NROqRbt4rs
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) June 21, 2024
Dhe Mbreti Charles nuk harroi që ta uronte djalin e tij përmes llogarisë së pallatit britanik në të njëjtën platformë.
“Gëzuar ditëlindjen Princit të Uellsit”, shkroi monarku 75-vjeçar në X, me postimin e tij duke përfshirë një foto të vjetër që e tregonte Mbretin duke mbajtur në kreh djalin William. William do të festojë ditëlindjen një ditë pasi kishte udhëtuar në Gjermani për të parë ndeshjen e futbollit Angli-Danimarkë në kuadër të Euro 2024.
Happy Birthday to The Prince of Wales! 🎉
📷 @RCT pic.twitter.com/IEWU8ZeycE
— The Royal Family (@RoyalFamily) June 21, 2024