Fëmijët e vegjël dhe perimet zakonisht nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën, dhe mund të jetë një punë e vështirë për prindërit që të sigurohen që të vegjlit e tyre ti hanë ato. Por për fat të mirë, Dukesha e Kembrixhit nuk e ka problem ta bëjë fëmijën e saj më të vogël Princin Louis të hajë një perime në veçanti.
Mamaja Kate zbuloi një herë se një nga perimet e preferuara të Louis 3-vjeçar është panxhari, një zgjedhje disi e pazakontë për një fëmijë. Kate e bëri zbulimin gjatë një bisede në vitin 2019 me shefen e gatimit dhe personalitetin televiziv, Mary Berry, në shfaqjen speciale televizive “A Berry Royal Christmas”. Ajo tha:
Ne kultivojmë perimet tona. Ne kemi karota, fasule, panxhar, Louis e do absolutisht panxharin.
Mary ishte shumë e impresionuar me zgjedhjen e Louis, teksa ajo më pas vazhdoi t’u tregojë shikuesve se si të bënin një tortë me panxharë dhe çokollatë. Megjithatë, nuk është hera e parë që zbulohet një ushqim i preferuar i fëmijëve të Kembrixhit. Kate gjithashtu tregoi një herë për ushqimin e preferuar të Princeshës Charlotte dhe është shumë i pazakontë, teksa bëhet fjalë për ullinjtë.
Ajo zbuloi ushqimin e preferuar të vajzës së saj në një vizitë në shkollën fillore Lavender në veri të Londrës në vitin 2019. Gjatë vizitës në shkollë, ajo tregoi gjithashtu se po i mësonte George si dhe Charlotte të gatuanin. Kate tha se fëmijëve të saj u pëlqen të bëjnë sallata dhe gjëra të tjera, si dhe pjatën e tyre të njohur, makaronat me djathë.